Edhe seanca e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet, duke vazhduar kështu bllokadën institucionale që po zgjat prej tashmë më shumë se një muaj. Pamundësia për arritjen e një konsensusi ndërmjet partive politike bëri që Kuvendi të mos arrijë kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e punimeve.
Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet me 19 maj, nga ora 10;30.
Ndërkohë, qytetarët po shprehin zhgënjim me zhvillimet politike, teksa vendi mbetet pa institucione funksionale për një kohë të gjatë. /TV Arbëria