Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vazhdojnë punimet në rregullimin e rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Vazhdojnë punimet në rregullimin e rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Në bazë të projektit të filluar në vjeshtën e vitit 2022, ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” me tërë infrastrukturën përcjellëse të saj, është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë për realizimin e projektit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, tha se po e realizojnë premtimin e bërë gjatë fushatës zgjedhore për “Malishevën urbane”, e gjithë kjo që qyteti të marrë pamje sa më të bukur.

Segmenti i rrugës “ Ibrahim Mazreku”, sipas kryetarit Kastrati, parashihet të përurohet më 16 Qershor, pikërisht në ditën e Çlirimit të Malishevës.

Me përfundimin e një segmenti të Rrugës “Ibrahim Mazreku”, do të kemi lirim dhe mosngarkesë për zhvillimin e bizneseve dhe të qarkullimit rrugor.

Në lidhje me këtë temë kemi marrë disa mendime të qytetarëve se sa të dobishëm e shohin këtë projekt për Malishevën.

Ata u shprehen se ky është projekti më i mirë që ka ndodhur ndonjëherë në Malishevë.

Në kuadër të investimeve janë bërë disa në këtë komunë si në qendrën e Mjekësisë Familjare, në shkollën e mesme të lartë, gjimnazin Hamdi Berisha dhe në projektin “Malisheva Urbane”.

/TV Arbëria