Ushtaraku Rrustem Berisha ka deklaruar se Brigada 138 Agim Ramadani është emërtu me datë 11 maj të vitit 1999 nga shefi i Shtafit të Përgjithshëm, gjenerali Agim Çeku.
Berisha në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria, ka treguar për fillimin e përgatitjeve për heqjen e kufirit shqiptaro –shqiptar.
Derisa rrëfeu edhe për veprimet që forcat serbe i kishin ndërmarrë e që të njëjtat, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u kishin shkaktuar problem serioze.
“Filluam përgatitjet për heqjen e kufirit shqiptaro shqiptar edhe pse nga shtatori forcat serbe kishin ndërmarrë veprime të tilla që aty ku nuk kanë mujtë atë hapësirë me mbulu me personel ose ushtarë kanë vendosë shumë fusha të minume që ishte problem serioz për forcat tona por ne në vazhdimësi kemi kryer edhe vëzhgime përgjatë kufirit shqiptaro shqiptar por edhe në thellësi të territorit”, tha më tej Berisha./TV ARBËRIA./