12:53 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ulpiana një qytet shqiptar i hershëm rreth 9000 vjeçar, që nga shekulli i I-rë para erës sonë

Ulpiana një qytet shqiptar i hershëm rreth 9000 vjeçar, që nga shekulli i I-rë para erës sonë

Strabo e përmend këtë qytet pra Ulpianën duke e quajtur “qyteti i vjetër”.

Kjo thënie provon se Ulpiana nuk ishte qytet i themeluar nga romakët, megjithëse morri zhvillim nën sundimin e Romës.

Ulpiana gjatë shekullit të 3-të dhe të 4-t ka arritur kulmin e saj të zhvillimit dhe kishte emrin Ulpiana Splendissima Komunal.

Në 518 e.s.a, pas tërmetit Justinian dha një emër të ri në qytet: Justiniana Secunda

Çdo të thotë në shqip: ULPIANA?

“Ana” do të thotë “Tokë” ashtu në kuptimin e “Gjithësisë – globit -Tokësor”, e pa-Anë, e pafund, Anë e mb/Anë, Anë e kan-d, kësaj bote të paanë.

Gjithashtu vërejmë se emri “Ulipiana” është një fjalë e përbërë:

ULPIANA = UL- PI – ANA

-Thjeshtë e qartë kuptojmë se kemi të bëjmë me një vend banim të ndërtuar në “fushë” vend i “Ulët” rrethuar anëve prej maleve aty përreth.

Ashtu siç ndodh tek emrat “Ulqin – Qytet”, “Ulzë – Fshat” ndërsa në botanikë kemi: ULZË – Dru “i vogël – i ulët”, ose “shkurre – i/e shkurtër”, ky dru nga gjinia e panjave, ajo ka degë të murrme në të kuqë, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të blerta.

Pra emri i këtij qyteti antik me vlera të mëdha kulturore mbi trashëgiminë shqiptare ka një rëndësi të madhe, sepse ajo vërteton njëkohësisht autoktoninë e lashtë iliro-shqiptare, por jo vetëm, ajo flet shqip, ajo gjendet e shkruar shqip, gdhendur edhe në pllakë guri si adres pasaportë -shqiptare.

E pikërisht mbi këtë pllakadë guri me mbishkrimin ULPIANA poshtë saj gjejme fjalën latine quajtur COLLAZO, e cila sërish shpjegohet nëpërmjet gjuhës shqipe me kuptimin vend i Ulët, [(Ulon, ulok)], por edhe i Qullët, #Qullazo. (Mocallo, moçalishte)

Eshtë fjala: #Ul e gjuhës shqipe nga PAlb. *wala e konfirmuar nga studiues të huaj dhe vendas e cila sjell këtë emërtim në gjuhën shqipe: ‘Ul mbi Ana’, prej anëve-maleve përreth këtij qyteti antik shqiptar.

Sjellim një shembull për ilustrim, fjalën shqipe: KAZAN e cila sërish ka kuptimin e vendeve te thella; qafa malesh me anët e Zana “Qafa e Kazanit”, Kazan enë, etj.

Rrënojat e këtij qyteti si dhe nëntoka e saj fsheh ende shumë mistere të cilat presin të dalin në dritë, por si gjithmonë dikujt kjo dritë i verbon sytë … ndaj dhe gërmimet aty mbeten pezull.

Në këtë qytet është gjetur një kishë shumë e vjetër ndoshta më e vjetra në gjithë rajonin Ilirik, Objekte të tjera gjetur në rrënojat e qytetit janë disa, por ato më të rëndësishme janë: Koka e një gruaje, koka e njeriut, kreu i Erosit dhe maskë tragjike.

Ulpiana ishte një vend i rëndësishëm për Mbretërinë Dardane. Ka prova që vendi daton që nga Neoliti rreth 9000 vjet p.e.s , ku ishte e banuar. Kjo zonë ishte e banuar nga Dardanët dhe Ilirët gjatë periudhës klasike. Qyteti i Ulpianës ishte afër qytetit të sotëm të Lipjanit në Kosovë dhe deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, në përgjithësi supozohej se Ulpiana mund të identifikohej me qytetin e sotëm të Lipjanit, ku disa mbishkrime Latine në të vërtetë kanë dalë në dritë. /Arbëria TV.