Ish-diplomati Sylë Ukshini në TV Arbëria në debat me Rid Berishën, ka komentuar problemet që janë shfaqur në faqen e KQZ-së, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se nëse del të ketë ndonjë parregullësi, do të humbet besimi në këtë institucion.
“Nëse cënohet kësaj radhe procesi në KQZ, atëherë hyjmë në një fazë që është problem për ta rikuperuar dhe për ta rikthyer besimin tek ky institucion. Përgjegjësia natyrisht që i takon njerëzve që janë në pushtet dhe, mbi të gjitha, Valdete Daka, e cila ka qenë e demonizuar gjatë gjithë punës së saj dhe ka punuar,” ka thënë Ukshini /TV Arbëria