Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > I vodhi 400 euro nga çanta një gruaje dhe e shkel me veturë gjatë ikjes

I vodhi 400 euro nga çanta një gruaje dhe e shkel me veturë gjatë ikjes

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Viktima femër nga Kosova ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ja kishte vjedhur nga çanta rreth 400€ para kesh.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti është në hetime.

/TV Arbëria