Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tubimi i VV-së pa simbole shtetërore, Halil Matoshi: Kjo organizatë nuk shquhet për patriotizëm kushtetues, është lëvizje që e mësynë shpërbërjen e shtetit

Tubimi i VV-së pa simbole shtetërore, Halil Matoshi: Kjo organizatë nuk shquhet për patriotizëm kushtetues, është lëvizje që e mësynë shpërbërjen e shtetit

Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ku u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ajo që u vërejt më së shumti ishte mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Pra në tubim nuk u interpretua himni i Kosovës e as nuk u pa flamuri.

Këtë çështje e ka komentuar analisti Halil Matoshi, ai në një prononcim për TV Arbëria ka thënë se aty ku mungojnë simbolet e Kosovës nuk ka empati e as besnikëri për atdhe.

“Aty ku nuk shpalohet flamuri kosovar dhe nuk intonohet himni kombëtar i Kosovës nuk ka as empati dheas besnikri për Atdheun”, ka thënë ai për TV Arbëria.

Sipas Matoshit partia Vetëvendosje synon shpërbërjen e shtetit të Kosovës.

“Ka veç hipokrizi e manipulim me masat. Kjo organizatë nuk shquhet për patriotizëm kushtetues pra është lëvizje që mësynë shpërbërjen e shtetit të Kosovës”, ka thënë tutje Matoshi. /TVArbëria