Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Trumpi i Kosovës” tërhiqet nga kandidatura për president

“Trumpi i Kosovës” tërhiqet nga kandidatura për president

I vetëquajturi “Donald Trumpi” i Kosovës, Ismet Hebibi është tërhequr nga kandidatura për postin e presidentit nga koalicioni PDU – Balli Kombit.

Tërheqjen e konfirmoi vetë Hebibi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

 

“Jap dorëheqje nga pozita e kandidatit për Deputet dhe President Kosove i emëruar nga koalicioni PDU-Balli Kombit”, shkruan Hebibi.

Kandidaturën e tij e kishte shpallur ditë më parë në një konferencë për media.

“Unë jam Trumpi i Kosovës”, kishte thënë ai së fundi në një paraqitje në media, teksa kishte shprehur përkrahjen ndaj tij.