Donald Trump mund të hyjë në histori si presidenti i dytë amerikan që shërben dy mandate jo të njëpasnjëshme, nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Kjo ndodhi për herë të fundit 132 vjet më parë.
Trump është presidenti i parë i mundur që rikandidon për postin që nga fundi i shekullit të XIX-të.
Gjersa ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt kandidoi për një mandat të tretë në vitin 1912 ndërsa më parë nuk ishte mposhtur dhe nuk siguroi nominimin nga ndonjëra prej partive kryesore.
Demokrati u zgjodh president për herë të parë në vitin 1884, sipas Newsweek.
Ai u mund në tentativën për rizgjedhje në vitin 1888 nga republikani, Benjamin Harrison, pavarësisht se fitoi votën popullore në të dyja rastet.