Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump mohon se u shkel siguria kombëtare në bisedën në “chat” ku gabimisht u përfshi edhe një gazetar

Trump mohon se u shkel siguria kombëtare në bisedën në “chat” ku gabimisht u përfshi edhe një gazetar

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se është rrezikuar siguria kombëtare, duke komentuar rastin e rrjedhjes së informacionit tek një gazetar në një grup bisedash (chat) ku ky i fundit ishte futur gabimisht.

Trump mbështeti Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Michael Waltz, i cili aksidentalisht shtoi një gazetar në një bisedë grupore rreth sulmeve ajrore në Jemen.

Trump, i tha NBC News përmes telefonit se ishte “i vetmi defekt në dy muaj dhe doli të mos ishte serioze”, duke shtuar se këshilltari i tij për sigurinë kombëtare Michael Waltz kishte “mësuar një mësim”.

Nuk ka gjasa që kjo të qetësojë kritikët e presidentit të cilët e shohin këtë rrjedhje si një shkelje serioze të sigurisë kombëtare, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.