Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Trump: Kina shkeli marrëveshjen tregtare me SHBA-në

​Trump: Kina shkeli marrëveshjen tregtare me SHBA-në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi ashpër Kinën dhe e akuzoi atë për shkelje të marrëveshjes tregtare që të dy vendet nënshkruan më parë këtë muaj, sipas gazetës amerikane “AXIOS”.

“Bëra një marrëveshje të shpejtë me Kinën për t’i shpëtuar ata nga ajo që mendoja se do të ishte një situatë shumë e keqe dhe nuk doja ta shihja të ndodhte kjo”, tha udhëheqësi i SHBA-së në “Truth Social”.

“Ky është lajmi i mirë! Lajmi i keq është se Kina, ndoshta jo çuditërisht për disa, e ka shkelur plotësisht marrëveshjen e saj me ne”, shtoi Trump.

Presidenti i SHBA-së nuk dha detaje rreth marrëveshjes specifike apo veprimeve të Kinës.

Bisedimet mbi çështjet tregtare dhe ekonomike midis SHBA-së dhe Kinës u zhvilluan në Zvicër më 10-11 maj.

Palët informuan për uljen e ndërsjellë të tarifave që nga 14 maji në përfundim të bisedimeve.

Nuk është e qartë se çfarë veprimi mund të ndërmarrë Trump kundër Kinës. Ulja e tarifave supozohet të zgjasë deri më 12 gusht.