Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren, njëra veturë largohet nga vendi i ngjarjes

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren, njëra veturë largohet nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Prizren, shkruan Arbëria TV.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të policisë, me ç’rast është bërë e ditur se personat e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore.

Vetura e cila ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Prizren 02.06.2024 – 00:20. Raportohet se një veturë e panjohur ka goditur nga mbrapa nje veture tjeter dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, tre persona kane pesuar lendime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, shkruhet në raport./Arbëria TV/