Në nënë me djalin e saj raportohet se kanë humbur jetën tragjikisht në Deçan.
Rastin e ka bërë të ditur, Bashkim Ramosaj, kryetar në këtë komunë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”
Sipas kryetarit Ramosaj, dyshohet që fëmija ka rënë në pishinë, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë.
Hetimet për rrethanat e tragjedisë janë në vazhdim.