Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar kundrejt Albin Kurtit.
Musliu në një shkrim në Facebook, ka thënë se ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë.
“Paska reaguar Albini!!!
Ose më mirë: I paska rënë edhe një herë borisë propagandistike.
Për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet.
Albin, ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë. Nuk ke nevojë të bëhësh kaq paranojak teatral se ti e din që VV nuk është Republikë. As ti nuk je Republika” – ka shkruar ajo.
Tutje, ajo i ka thënë Kurtit “mirë se erdhe në realitet”.
“Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë. Aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë. Mirë se erdhe në realitet, Bini.
Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë” – ka shkruar Musliu.