Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të shtunën testohet alarmi në Prishtinë

Të shtunën testohet alarmi në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën në ora 12:05 do të testohet Sistemi i Alarmit Publik në Kryeqytet.

Sipas njoftimit nga komuna, gjatë këtij testimi do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

“Ju informojmë se të shtunën, më 26 Prill 2025, në orën 12:05, do të realizohet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në Kryeqytet. Gjatë këtij testimi, do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. Ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thuhet tutje.