Lajmin e ka konfirmuar për TV ARBËRIA zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:20 kemi marrë informata për të shtëna me armë në rrugën ‘Vëllëzërit Gërvalla’. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht jemi në grumbullim të provave dhe informacioneve. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Rugova.