Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Të paktën pesë të vrarë nga sulmet me raketa në Ukrainë

​Të paktën pesë të vrarë nga sulmet me raketa në Ukrainë

Të paktën pesë persona u vranë herët të enjten gjatë sulmeve ruse në qytete të ndryshme të Ukrainës.

“Deri më tani janë raportuar katër viktima. Këta janë katër të rritur. Dy burra dhe dy gra. Ata ishin në shtëpi kur ra raketa. Mbeturinat janë ende duke u pastruar. Mund të ketë njerëz të tjerë të bllokuar poshtë,” tha guvernatori i Lviv Maksym Kozytskyy.

Duke thënë se alarmi ajror në rajon zgjati për katër orë, Kozytsky tha se tre ndërtesa banimi dhe tri automjete u shkatërruan nga raketat.

Guvernatori i Dnipropetrovsk, Serhi Lysak tha për se një person u vra gjatë një sulmi me raketa në rrethet Dnipro, Pavlohrad, Kryvorizky dhe Nikopol.

“Infrastruktura energjetike dhe ndërmarrjet industriale u dëmtuan. Ka shkatërrime serioze. Shërbimet e urgjencës po punojnë në terren,” tha më tej Lysak.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko njoftoi se linja e fundit e energjisë që ushqeu termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, u dëmtua gjatë sulmeve në rajon, duke vënë në dukje se stacioni aktualisht funksionon me gjeneratorë me naftë.

Kompania kombëtare e energjisë bërthamore e Ukrainës “Energoatom”, tha gjithashtu për Telegram se termocentrali është aktualisht në modalitetin e ndërprerjes për të gjashtën herë që nga fillimi i luftës, me vetëm 10 ditë rezervë karburanti të mbetur për të operuar gjeneratorët.

Tani në vitin e saj të dytë, lufta Rusi-Ukrainë deri më tani ka vrarë 8,173 civilë dhe ka plagosur 13,620, sipas shifrave të fundit të OKB-së.

/TV Arbëria