Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të dielën mundësi për rrebeshe pasditore, temperaturat deri në 23C

Të dielën mundësi për rrebeshe pasditore, temperaturat deri në 23C

Mendimi për motin – 9.05.2025

Rrebeshe e bubullima më të përhapura në vend po parashihen për ditën e diel orëve të pasdites, me një rritje të temperaturës deri në 21C e 23C. Mot jostabil dhe i ndryshueshëm po parashihet dhe ditëve të para të javës vijuese. Kalojnë vransira, por nuk mungojnë dhe intervale me diell, e orëve të pasdites paraqiten rrebeshe shiu. Temperatura maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C. Minimalet zbresin deri në 3C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.