11:14 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tahiri: Këshilltari i Kurtit është themelues i një kompanie që ka aplikuar për licencë për furnizim me energji

Tahiri: Këshilltari i Kurtit është themelues i një kompanie që ka aplikuar për licencë për furnizim me energji

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.

“Luan Dalipi është themelues dhe njëkohësisht ka qenë pronar i kësaj kompanie. Pra, MDA e shefit të stafit të kryeministrit, që sot drejtohet nga Driton Dalipi, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Në njërën anë, kryeministri e dërgon vëllain në Departamentin për Shitblerje të Energjisë Elektrike në KEK dhe në anën tjetër shefi i stafit të kryeministrit kërkon licencë që këtyre kompanive që i kanë qitë në treg të lirë t’iu shesë energji elektrike”, ka thënë Tahiri në konferencën për media ku ka treguar se PDK-ja sot ka dorëzua në ZRrE një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me të cilin nga data 1 qershor 2025 parashihet largimi i një numri të madh biznesesh nga furnizimi përmes shërbimit universal dhe kalimi i tyre në tregun e lirë të energjisë.