
Sot protestojnë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik
Sot do të protestojnë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe disa shkolla të Prishtinës. Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë rritje të pagave. Protesta pritet të fillojë nga ora 11:00, para objektit të komunës së Prishtinës. /TV Arbëria