
Parlamenti holandez kërkon pezullimin e regjimit të vizave nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë
Më tetë dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar një Rezolutë, përmes së cilës i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë, nëse kjo e fundit nuk përputhet me politikën e vizave dhe të jashtme të Bashkimit Evropian. Propozimi pati mbështetjen e koalicionit qeverisës […]