
Komisioni për Buxhet e voton Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me katër vota për, tre kundër dhe dy abstenime e kanë përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Deputetët që abstenuan ishin Visar Korenica dhe Eman Rrahman. Si i tillë, ky Projektligj shkon në seancë për votim. /TV Arbëria