Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Syla për Trump: Presidenti më atipik që kanë pasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Syla për Trump: Presidenti më atipik që kanë pasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ish -diplomati Valon Syla duke komentuar takimin e fundit mes presidentit të ShBA’ve dhe atij ukrainas Volodymir Zelenski ka thënë se Trump është presidenti më atipik që kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por që sipas Sylës sjellje të tilla të Trumpit janë të zakonshme që nga mandati i kaluar i tij si president, shkruan TV Arbëria.

“Presidenti më atipik që kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Ameriëks, kjo nuk ka nevojë të thuhet  sepse paraqitjet e tij publike janë paraqitje që zgjojnë vëmendje.  Shumë shpesh herë njerëzit po i shoh tash duke qenë tërësisht të pavetëdijshëm për rolin që e kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe personi  më i fuqishëm që është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëkohësisht edhe personi  më i fuqishëm i mveshur politikisht dhe ushtarakisht në botë “, tha ai në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën.