Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sveçla: Në tentimin për aneksimin e veriut është angazhuar Vuçiq

Sveçla: Në tentimin për aneksimin e veriut është angazhuar Vuçiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë konferencës për media ka bërë të ditur se do të paraqes dëshmi të reja, që dëshmojnë se në sulmin e 24 shtatorit janë përfshirë strukturat e shtetit serb.

Sveçla tha në konferencë se në tentimin e aneksimit të veriut të Kosovës ka bërë pjesë residenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë së Serbisë, Milan Misoloviq.

“Në këtë tentim aneksimi të veriut të Kosovës janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë së Serbisë, Milan Misoloviq”.

“Pamjet që do t’i publikojmë janë dëshmi e gjallë e angazhimit të strukturave ushtarake dhe shtetërore në këtë organizim. Dje dhe sot ne kemi gjetur sasi të tjera të armatimit në zonën ku vazhdon operacioni”, tha ai.

/TV Arbëria