Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sveçla: Janë sulme të dirigjuara nga Serbia, mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar

Sveçla: Janë sulme të dirigjuara nga Serbia, mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar

Në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se sulmet e fundit në veri përfshi edhe atë mbi kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok janë të dirigjuara nga Serbia.

”Në orët e mëngjesit në 10 lokacione në veri të vendit janë zhvilluar aksione, me çrast janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione polcior tetë (8) persona të dyshuar me dyshimin për përfshirje në veprime kriminale e terroriste”.

Ai ka thënë se kontrolli i realizuar në bashkëpunim e kooridnim me organet e drejtësisë e AKI-së ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve, municioneve, eksplozivit, përfshirë emblema e qindra uniforma ushtarake të cilat do të shërbejnë për dëshmi relevante që ndërlidhen me akte kriminale.

”Kjo dëshmon që Qeveria e Kosovës me institucionet e saj nuk do të ndalen derisa të gjithë këta kriminelë e terroristë të arrestohen e të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokatike të Kosovës”, ka thënë Sveçla.