17:18 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Suspendohen tre policë në Skenderaj, shkak mosreagimi ndaj sulmit me vezë në drejtim të eskortës së Kurtit

Suspendohen tre policë në Skenderaj, shkak mosreagimi ndaj sulmit me vezë në drejtim të eskortës së Kurtit

Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi në Skenderaj, ku kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje dhe eskorta e tij u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës.

“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Suspendohen tre zyrtarë policorë

Skenderaj, 10 qershor 2025

Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.

Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.