Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha në dy vjetorin e fitores së zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja aktuale, ka drejtuar një sërë kritikash, duke thënë se kjo qeveri ka prodhuar një realitet të brisht, duke nxitur një gjendje të presionit kolektiv e degradimit shoqëror e shtetëror.
Hoxha tha se më 14 shkurt është dy vjetori i fitores së VV-së, tha se ajo që është parë është se me këtë qeverisje nuk ka të ardhme për Kosovën dhe shoqërinë.
Hoxha: Shën Albini u kishte premtuar banesa
“Kjo qeveri ka prodhuar një realitet të brisht, duke nxitur një gjendje të presionit kolektiv e degradimit shoqëror e shtetëror. Karakteristikat kryesore që kemi parë nga qeverisja e 14 shkurtit, mund t’i përmbledhim në disa pamje. Të dashuruarve dhe qifteve të reja, Shën Albini u kishte premtuar banesa të përballueshme që të mund të nisin jetën e përbashkët me lehtësi, lere që nuk ka realizuar asnjë deri më sot, por është siguruar që edhe qifteve të kaluara që kanë banës e shtëpi, t’u rritet takimi në pronë e në kohë inflacioni t’u rendohet edhe më shumë jeta. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një rend kaq të gjatë të të rinjve e profesionistëve para ambasadave të Kosovës për të lëshuar vendin, asnjëherë më parë nuk ka pas ulje të pagave, ndërsa sot me idenë e rritjes së pagave, në idenë e barazisë, në shumicën e kategorive janë ulur pagat. Asnjëherë më parë nuk ka pasur sovranitet më pak në veri se sa sot. Asnjëherë më parë nuk ka pasur investime kapitale se sa sot, edhe ato që janë bërë, përkujdesen që të gjitha të bëhen me kontrata të negociuara e një burimore”, tha ai.
Ajo ka shtuar se asnjëherë më shumë skandale diplomatike e ambasada pa staf, pa para e pa ide se çfarë duhet të bëjnë.
Hoxha: Qeveri çdo ditë ka dasmë, sa halla, tezja, nipi, vëllai të punësuar
“Pak si më shkurt me thënë në Qeveri çdo ditë ka dasmë, sa halla, tezja, nipi, vëllai të punësuar në secilin bord e institucion publik, e qytetari i rëndomtë sot gjysmë bosh nga inflacioni i thelluar dhe ekonomia e mbajtur pengë”, tha ajo.
Hoxha u ndal edhe te mjekët, duke thënë se në vend që të shërojnë qytetarët, ata po gjejnë shërim për vete jashtë vendit.
/TV Arbëria