Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Sorensen mbërrin për takim me Bislimin

​Sorensen mbërrin për takim me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ai do të takohet me udhëheqësin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

KosovaPress mëson se diplomati danez do të qëndrojë vetëm disa orë në Kosovë, në kuadër të një vizite të shkurtër.

Peter Sorensen qëndroi në Kosovë një muaj më parë – në vizitën e tij të parë si emisari i BE-së.

Ai zhvilloi takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe vartësin e tij Besnik Bislimi.

“Nevojën e kompromisit në dialog duhet ta përcaktojnë palët”, tha Sorensen i cili takimet i quajti “fillim i mirë”./kp