Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Smakiqi: VV’së dhe aleatëve të saj “xhuxha” ju konvenon zvarritja e procesit të certifikimit të zgjedhjeve

Smakiqi: VV’së dhe aleatëve të saj “xhuxha” ju konvenon zvarritja e procesit të certifikimit të zgjedhjeve

Avokati Smakiqi i ftuar në TV Arbëria ka thënë se partisë së vetme të cilës i konvenon zvarritja e procesit të certifikimit të zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.

Smakiqi në emisionin “ARB DEBAT” tha se përveç LVV’së i konvenon edhe siç tha ai, aleatëve të saj xhuxha partisë Guxo dhe Alternativa.

“Po ta shikojmë nga kuptimi logjik të vetmes parti që i konvenon zvarritja e procesit zgjedhorë dhe moscertifikimi është partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me dy aleatët e saj xhuxha që janë Partia Guxo dhe Alternativa”, tha ai ./TV Arbëria./