Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Smakiqi thotë se KQZ në vitet e kaluara ka qenë shumë efikase, sot është ngulfatur nga VV’ja

Smakiqi thotë se KQZ në vitet e kaluara ka qenë shumë efikase, sot është ngulfatur nga VV’ja

Avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se Komisioni Qendror Zgjedhor në katër – pesë vitet paraprake ka qenë shumë më efikase.

Sipas Smakiqit, sot ky institucion është ngulfatur nga eksponentë të partisë në pushtet, shkruan TV Arbëria.

“Po ta shikojmë KQZ-në e katër pesë viteve të kaluara ka qenë shumë më efikase, ka qenë më transparente dhe eksponentë profesional, pra profesionist brenda KQZ-së kanë dhënë shumë të dhëna, komunikata. Ndërkohë që në qeverinë aktuale kemi sipas meje,  ndërhyrje të ashpër politike ku profesionistët e KQZ-së shumë pak na kanë dhënë të dhëna, dhe kjo ka qenë pra ndërhyrja dhe KQZ-ja të ngulfatet”, tha Smakiqi në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.