Avokati Xhevdet Smakiqi i ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërhyrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Smakiqi tha se eksponentë të kësaj partie kanë shpërnda rezultat të falsifikuar se kinse VV ka fituar mbi 50 për qind të votave.
“Dita e sovranit ishte fantastike, ishte super demokratike por në momentinkur u mbyllën vendvotimet dështoj KQZ-ja, jo për shkak të KQZ-së por për shkak të ndërhyrjeve politike të partisë në pushtet e cila fillimisht me ose pa hile, me qëllim apo pa qëllim ra platform e KQZ-së dhe menjëherë u ekspozua një rezultat i falsifikuar se kinse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind dhe për këtë kemi pa edhe eksponent të LVV-së që kanë shpërnda këtë informacion të falsifikuar dhe prej atë natë e deri sot, ndërhyrjet politike në KQZ po vazhdojnë për ta prolonguar procesin e numërimit dhe verifikimit dje kjo është një dëm i madh që po i bëhet Kosovës”, thuhet tutje./TV Arbëria./