Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sllamniku: Aktor quhet vetëm ai që shkel në dërrasa të teatrit – aktor në film mundet me u ba gjithkush

Sllamniku: Aktor quhet vetëm ai që shkel në dërrasa të teatrit – aktor në film mundet me u ba gjithkush

Aktori Besart Sllamniku, në emisionin Pa Titull në TV Arbëria, ka thënë se teatri dhe filmi janë dy gjëra të ndryshme.

Sipas Sllamnikut, aktor është vetëm ai që luan në teatër.

“Teatri dhe filmi janë dy sene të ndryshme, me si procese të realizimit të një roli. Baza është në dërrasa të teatrit.

Aktor mundesh me i thanë vetëm një personi që ka luajt në dërrasa të teatrit, sepse aktor në film mundet me u ba gjithkush.

Një aktor që nuk është profesionist nuk mundet me lu në teatër,” ka thënë Sllamniku.