Shkruan: Afrim Kasolli
Pak para vazhdimit të seancës konstituive, ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se “Ne jemi këtu me çu në shtëpi këtë Qeveri dhe me sjellë një qeveri që është në krye të detyrës dhe që arrin t’i trajtojë problemet e qytetarëve. Këta janë për vëllezërit e tyre, motrat e tyre. Këtu në këtë vend sot perspektivë kanë familjarët e tyre”.
Kjo kritikë është e motivuar nga zbulimi i aferave të fundit energjetike ku u dëshmua se si edhe vëllai i Shefit të Kabinietit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi, ka vendosur ta provoje fatin edhe ne tregun energjetik. Dhe nuk ka dyshim se kjo kritikë e zotit Tahiri është e drejtë.
Mirëpo, ajo e zbulon nje fakt tjetër se pse pikërisht partia që ai e perfaqeson nuk është alternativë nga po i njëjti parim.
Nuk ka asnjë subjekt politik me shumë se PDK qe e bazon frymen e saj ne klientëlizim familjar. Vetem kqyrni listën e saj. Daja dhe nipi jane bashke deputet. Apo djali deputet e baba anëtarë kryesie. Dhendrri ne kete pozite e balldezka depuete. Pra perfaqesimi politik i saj ka mbetur te lidhjet e gjakut, farefisnise dhe lidhjeve familjare. Dhe ne kete menyre kjo parti e ka transmetuar mesazhin se e tera qe po pret është vetem shpresa si ta rrezoje nje pushtet familjar kundërshtar ne favor te vetin.
Jane fakte te tilla qe tregojne se i njejti parim politik qe e mbron PDK kunder Albin Kurtit vlen edhe kunder asaj.