Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Agron Hoti: Shtyrja vetëm sa po e rrit problemin me Serbi

Agron Hoti: Shtyrja vetëm sa po e rrit problemin me Serbi

Agron Hoti: Pushtetet e kaluara e nënshkruan Zajdnicën, por i iknin bërjes së saj; 100 sallto i patën bërë vetëm e vetëm për të mos e bërë Zajednicën.
Edhe Pushteti aktual e ri-nënshkroi Zajednicën, por po i ikën bërjes së saj. Edhe ky po bën sallto gati të përditshme vetëm e vetëm për t’i ikur bërjes së Zajednicës.
Ndërkohë shkëmbimin e territoreve e refuzuam, sepse qe çuar një Evropë e tërë e detyruar nga rusët që kjo të mos ndodhte, sepse Rusia bashkë me Serbinë janë të interesuara që problemi Kosovë-Serbi mos të zgjidhet kurrë, sepse duke mos u zgjidhur ky problem Kosova po zbrazet frikshëm nga rinia. Në një vend si Kosova ku ka tensione s’ka as investime as perspektivë, prandaj rinia dhe profesionistët kanë kapur kokën në dorë dhe po ikin me të madhe.
Ne po harrojmë që e tërë loja po luhet në territorin e Kosovës jo të Serbisë dhe sa më shumë që po shtyhet zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi aq më i madh po na bëhet ai dhe secila zgjidhje që po na vjen, po është më e keqe se tjetra. Duke refuzuar shkëmbimin e territoreve dhe Zajednicën tash jemi ekspozuar si kundërshtarë të Perëndimit, ky i fundit na ka futur edhe nën sanksione.
Dyert e Uashingtonit tanimë janë mbyllur për Kosovën. Sa më shumë që po i ikim zgjidhjes së problemit me Serbi aq më shumë po izolohemi nga Perëndimi që është qëllimi madhor i Serbisë dhe Rusisë që Kosova të dalë sa më antiamerikane që të jetë e mundur.