Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shpërthimi në kanalin e ujit, reagon Edi Rama: Akti i sabotazhit mbi infrastrukturë, krim i rëndë. Goditja kriminale të ndëshkohet

Shpërthimi në kanalin e ujit, reagon Edi Rama: Akti i sabotazhit mbi infrastrukturë, krim i rëndë. Goditja kriminale të ndëshkohet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dënuar shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Ai e quan një akt të sabotazhit mbi infrastrukture, që cenon jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, shkruan Edi Rama në rrejte sociale.