Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shpërthimi i një bomble të gazit në Veternik, policia jep detaje

Shpërthimi i një bomble të gazit në Veternik, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje për një shpërthim të një bombole gazi në zonën e Veternikut.

Sipas policisë dy persona janë lënduar ndërsa ngjarja është duke u trajtuar nga mekanizmat e tjerë kompetent.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.