16:42 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Shpërthim vetëvrasës në Somali

​Shpërthim vetëvrasës në Somali

Të paktën 11 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën sot në një shpërthim vetëvrasës jashtë një kampi ushtarak në Mogadisho të Somalisë.

Dëshmitarët thanë se një burrë i veshur me një jelek shpërtheu veten mes dhjetëra rekrutëve të ushtrisë të rreshtuar jashtë bazës ushtarake Damaanyo.

Viktimat, të përshkruara si rekrutë të rinj, prisnin të regjistroheshin. Ata u dërguan në spitalet e afërta për mjekim.

Qeveria somaleze tha se forcat e sigurisë parandaluan sulmuesin që të shkaktonte dëm më të madh te popullata civile.

Grupi i lidhur me Al-Kaidën Al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin. Baza e Damaanyo u sulmua në mënyrë të ngjashme në 2023 gjatë një përpjekjeje të mëparshme të rekrutimit të ushtrisë.

Sulmi i sotëm duket se synon të pengojë përpjekjet e Somalisë për të rindërtuar ushtrinë e saj kombëtare.

Për më shumë se një dekadë, grupi militant ka luftuar për të imponuar një interpretim të ashpër të ligjit të Sheriatit në Somali. Al-Shabab ende kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë jugore dhe qendrore, raporton KosovaPress.