Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Shpërthim në Fier, katër persona të lënduar

Shpërthim në Fier, katër persona të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi të dyfishtë të bombolës së gazit në qytetin e Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në lagjen “Konferenca e Pezës”. Sipas njoftimit të Policisë, në banesën e shtetasit E. H. ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë është dëmtuar vetë pronari i banesës, i cili ndodhet në spital për mjekim.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka shpërthyer sërish, duke lënduar edhe tre persona të tjerë: dy punonjës policie, shtetasit Xh. P. dhe I. K., si dhe një zjarrfikës, shtetasi Sh. K. Të gjithë janë duke marrë trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.