Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shpaloset murali “7 të rënët”

Shpaloset murali “7 të rënët”

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) sot do të mbajë konferencën për media me rastin e shpalosjes së muralit “7 të rënët” për ditën ndërkombëtare të përkujtimit të të aksidentuarve në vend të punës.

Kjo konferencë pritet të nis në ora 13:00

Rendi i ditës:

13:00 – 13:10 | Fjalë hyrëse nga Shkëlqesia e Tij, z. Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë.

13:10 – 13:20 | Egzon Osmani, Menaxher i Programit, Friedrich Ebert Stiftung.

13:20 – 13:30 | Milaim Morina, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Politika dhe Avokim.

“Ky mural është një përpjekje për të nderuar kujtimin e shtatë punëtorëve që humbën jetën vitin e kaluar në vend të punës dhe për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës për të gjithë.”, thuhet në njoftim.

“Ky mural është realizuar në kuadër të programit HumanRightivism, pjesë e projektit ‘Përtej Punësimit’, i cili zbatohet nga Qendra për Politika dhe Avokim me mbështetje nga Embassy of Sweden në Prishtinë përmes Community Development Fund – CDF. Për realizimin e muralit është siguruar mbështetje shtesë nga Friedrich Ebert Stiftung (FES).”, thuhet tutje.