Një aksident i rëndë trafiku në qytetin Poçitel, afër Çaplinës në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka lënë të vdekur tre të rinj, ndërsa dy të tjerë u lënduan.
Siç është raportuar në faqen e internetit të GP Malevc, viktimat përfshijnë dy anëtarë të Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës, Enis Kurtoviq (22) dhe Almin Crnaliq (22), dhe Dalila Zhugor (20).
Ata ishin të gjithë në një veturë Audi A3 dhe po ktheheshin në Mostar nga Çaplina, raporton KosovaPress.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën M-17 në Shevash Njive. Rrethanat janë ende duke u përcaktuar dhe sipas informacioneve fillestare dhe dëshmive okulare, alkooli dhe ngasja e pakujdesshme kanë sjellë deri te tragjedia.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, M. Sh. (28) nga Çaplina, shoferi i Audi A4 të dytë, i cili është konstatuar se është në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit. Ai është dërguar në stacionin policor dhe nesër do t’i dorëzohet Prokurorisë së Kantonit në Mostar.