18:04 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ShBA: Osmani nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes (FOTO)

ShBA: Osmani nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes (FOTO)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në Arlington të ShBA-së nderoi ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.

Në një postim në Instagram ajo shprehet se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan! 🇽🇰🇺🇸”, shkroi mes tjerash Osmani.