Opinionisti Mentor Shala, në Arb Debat me Rid Berishën, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është parti që është ngritur me elektoratin e LDK-së.
Përqindjet e fituara nga VV-ja, sipas Shalës, janë kryesisht nga elektorati i LDK-së.
Ai shton se Kurti është parë si një lider pas presidentit Ibrahim Rugova nga LDK-ja.
“Lëvizja Vetëvendosje, në fakt, është parti e cila është rritur me elektoratin e LDK-së. Këtë përqindje që e ka, e ka kryesisht nga elektorati i LDK-së, kryesisht nga ata kundërshtarët e krahut të luftës, që kanë qenë në krahun e Rugovës. E kanë parë Kurtin si një lloj lideri pas vdekjes së presidentit Rugova,” ka thënë ai.