Ish-kryediplomati Petrit Selimi, duke cituar burimet e tij nga shtetet perëndimore, thotë se Kosova dhe Serbia kanë presion që të arrijnë marrëveshjen e bazuar në planin franko-gjerman, brenda ditësh.
Ish-zyrtari i lartë, që herë pas herë shpërndan në Twitter informatat që thotë se i merr nga burimet perëndimore, sot shkroi se nuk do të pritet një vit për t’u arritur marrëveshje “në parim” mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për njerëzit që mund të presin se kemi një vit për të arritur një marrëveshje, sipas propozimit evropian, nuk e kemi. Kriza e ardhshme është afër, organizimi i zgjedhjeve lokale në veri. Burimet e mia thonë se dy shtetet, Kosova dhe Serbia, kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar”, ka shkruar Selimi.
Pas disa orësh, ai citoi burime të tjera, të cilat thotë se i treguan se Perëndimi po bën presion dhe se marrëveshja mund të mos jetë as cështje javësh.
“Për t’i bërë gjërat më intriguese, disa burime të tjera perëndimore po më thonë se presioni është sigurisht për nënshkrimin e marrëveshjes në parim, sipas propozimin evropian, mes Kosovës dhe Serbisë “brenda ditësh”. Jo brenda javëve”, ka shkruar Selimi, duke thënë se shtesat tjera mund të marrin “pak më shumë kohë”.
To make things more intriguing, some other Western sources are telling me the pressure is certainly for the signing of the principle agreement based on 🇩🇪 🇫🇷 🇪🇺 🇺🇸, between Kosovo and Serbia “in days”. Not weeks. Annexes and whatnot may take bit more time. https://t.co/9rjGNqlmdd
— Petrit Selimi (@Petrit) February 21, 2023
/TV Arbëria