Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Sekuestrohet substancë narkotike dhe ndalohet një i dyshuar në Podujevë

Sekuestrohet substancë narkotike dhe ndalohet një i dyshuar në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Podujevë është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e cila është sekuestruar.

Sipas njoftimit, janë gjetur 1.75 kg marihuanë, një cigare me substancë narkotike, dy matës-peshore, një mjet i mpreht e të tjera.

“Gjatë kontrollës së shtëpisë dhe pronës, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal.Në bastisje janë sekuestruar: Një kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar), një cigare me substancë narkotike të dyshuar, dy matës-peshore, katër paketime rizllash (OCB), një bluerës-mulli, një mjet i prehtë (thikë), një paketë që përmban qese plastike të vogla, një antiplumb me ngjyrë të zezë dhe një (1) telefon celular”, njofton policia.