Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sekuestrohet një armë, substanca narkotike, shoqërohen në stacion policor tre persona

Sekuestrohet një armë, substanca narkotike, shoqërohen në stacion policor tre persona

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Një nga kontrollet është ndërmarrë mbrëmë rreth orës 17:30, në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu.

Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll,  ndaj tre personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar  një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe një sasi kokainë.

Ndaj personit të  dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje.

/TV Arbëria