Seanca e 17-të e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi pas një vonese prej 40 minutash, filloi me një minutë heshtje në nderim të veprës së Ukshin Hotit, me rastin e 26-vjetorit të zhdukjes së tij.
Deputetët u ngritën në këmbë për të kujtuar intelektualin dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, i cili u zhduk më 17 maj 1999, pas lirimit nga burgu i Dubravës, dhe që nga ajo kohë nuk dihet fati i tij.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se përkujtimi i figurave si Ukshin Hoti është detyrim moral dhe institucional, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Në vazhdim të seancës, Dehari ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me hapat e mëtejmë për konstituimin e Kuvendit.
Nis seanca e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – Dehari fton partitë për konsultim