Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Scholz zbardhë bisedën me Putin: Qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar

Scholz zbardhë bisedën me Putin: Qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zbuluar detaje nga biseda e tij telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, për të cilin tha se nuk ka ndryshuar mendim për luftën në Ukrainë.

Scholz mbrojti vendimin e tij për të telefonuar Putin dhe tha se ishte e rëndësishme që presidentit rus t’i bëhej me dije nuk do e ketë mbështetjen e Gjermanisë, Europës dhe shumë vendeve të tjera në botë.

“Biseda ishte shumë e detajuar, por më la të kuptoja se sa pak kanë ndryshuar pikëpamjet e Presidentit rus për luftën – dhe ky nuk është një lajm i mirë”.

Telefonata mes dy liderëve vjen në një kohë kur kontakti i liderëve perëndimorë me kreun e Kremlinit duket se po rriten, teksa Rusia bën përparime të vogla, por të qëndrueshme në fushën e betejës në Ukrainë.

Telefonata e Scholz me Putin u kritikua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se kjo bisedë hap “kutinë e Pandorës”.

Për presidentin ukrainas, kjo ishte ajo që Putin ka dashur prej kohësh, pasi është e rëndësishme për të, të dobësojë izolimin e tij dhe të zhvillojë negociata që do jenë të përshtatshme për Rusinë.