Përgatiti: Afrim Kasolli
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-Atlantike duhet t’i rris shpenzimet e saj deri në 400% për të përballuar kërcënimin rus, si i përket mbrojtjes ajrore dhe raktore. Sipas tij, Rusia do të mbetët një kërncnim për NATON-në edhe nëse “lufta në Ukrainë do të përfundojë”, shkruan the Guardian.
Gjatë një fjalimi në institutin Chatham House në Londër, të hënën pasdite, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të argumentojë se aleanca ka nevojë për “një kapërcim cilësor në mbrojtjen tonë kolektive”, duke përfshirë miliona predha artilerie shtesë dhe mijëra tanke të tjera “për të zbatuar plotësisht planet tona të mbrojtjes”.
Deklaratat ngjallën një reagim të menjëhershëm nga Moska. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se NATO “po tregon veten si një instrument agresioni dhe përballjeje”
Planifikuesit ushtarakë perëndimorë besojnë se Rusia do të përpiqet të ruajë një ushtri aktive dhe me përvojë me mbi 600,000 trupa dhe të mbajë nivele të larta të shpenzimeve për mbrojtjen, rreth 6.5% të PBB-së së vendit, duke përbërë kështu një kërcënim për krahun lindor të NATO-s. /TV Arbëria