Formues i Lidhjes Shqiptaro Evropiane, Florim Rullani duke folur për diplomacinë dhe aspektet e sigurisë në vend ka theksuar se Kosova është mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I ftuar në emisionin “N’Detaje, Rullani deklaroi se populli i Kosovës është mbi 90 për qind pro amerikan.
“Kosova është një mik i Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk besoj që e lojnë këtë krijesë të cilën e kanë ndihmu në ndërtimin e shtetit, në krijimin e shtetit. Dhe dihet që populli i Kosovës është mbi 90 për qind pro amerikan “, tha ai.