11:56 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, në Indinë perëndimore, raporton BBC. Bëhet e ditur se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, por kjo nuk është konfirmuar.

Zëdhënësi i aeroportit ndërkombëtar ‘Sardar Vallabhbhai Patel”, në Ahmedabad, ka konfirmuar se aeroporti aktualisht nuk është funksional. “Të gjitha operacionet e fluturimeve janë pezulluar deri në një njoftim të ri”, thuhet në deklaratë.

Si njofton BBC, bëhet fjalë për një avion Boeing 787-8 Dreamliner, i cili u ngrit nga aeroporti i Ahmedabad-it në orën 13:38 me orën lokale, me destinacion London Gatwick.